Simon Harris , 37 vjeç, u bë kryeministri më i ri i Irlandës që pasoi Leo Varadkar , i cili papritur dha dorëheqjen muajin e kaluar.

Dhoma e ulët e parlamentit irlandez votoi për miratimin e Harris, një ish-ministër i arsimit të lartë si kryeministër i tyre i ardhshëm, me 88 vota pro dhe 69 kundër.

Duke iu drejtuar ligjvënësve pasi u zgjodh kryeministër i ri, Harris tha: “Sot e pranoj këtë rol të ri në një frymë përulësie, gati për sfidën me plot energji dhe vendosmëri për atë që mund të arrihet”.

“Unë do të jem një Taoiseach që do të dëgjojë. Mesazhi im është i thjeshtë. Unë do të punoj çdo ditë për të përmirësuar jetën e të gjithëve në këtë vend,” shtoi ai.

Pas dorëheqjes së Varadkar muajin e kaluar, Harris u bë udhëheqësi i ri i partisë Fine Gael.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb