Nga: MARIGLEN MERTIRI*TIRANE-Protestat dhe festat ishin të pandara në këtë ditë kujtese ndërkombëtare për të drejtat e punëtorëve. E nisën të rinjtë e PDIU të cilët u bënë qytetarëve të mos braktisin vendin e tyre por të qëndrojnë së bashku për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Me bluza me logon ‘Mos Ik’ klubi i patriotëve të rinj pedaluan nëpër Tiranë duke shpërndarë këtë mesazh.

“Mos ikni se Shqipëria ndërtohet më e mirë duke qenë të gjithë bashkë, Shiqpëria është më solidare duke bahskëpunuar të gjithë bashkë, andaj u bëj thirrje të gjithë politikanëve pa dallime partiake pa dallime ngjyrash politike sensibilizohuni dhe kini prioritet punësimin e të rinjve.”- u shpreh Albano Idrizi.

Por kjo ditë nuk kaloi pa protestë. Të vetmit që cdo vit nuk mungojnë në marshimet protestë për të kundërshtuar borgjezët kapitalistë ishin nostalgjikët e komunizimit të cilët me fotot e Enver Hoxhës dhe këngën e internacionales komunistë parakaluan në bulevard.

“Kriza e rëndë ekonimike ku mjerimi, papunësia, emigrimi për bukën e gojës, padrejtësia po bëjnë kërdinë, të protestojmë në gjithë Shqipërinë në sheshe e bulevarde.  Kur faraonët kanë ngritur piramidat shqiptarët kërkojnë europën nëpër terr. Kjo është e vërteta. Dhe këtë të vërtetët vetëm një Enver Hoxha mund ta risjellë atë epokë të ndritura, barazi që kishim në socializëm,”-u shpreh kreu i PKSH.

Por shumica, të punësuar apo jo, preferuar një ditë pushimi pranë Kodrave të Liqenit Artificial. Të shumtë në numër  pa asnjë kërkesë ndaj punëdhënësve ose edhe ndaj zyrave të punës, disa shëtisnin disa drekonin ndërsa të tjerët kishin nisur edhe plazhin. Nuk kishte si ti shpëtonim traditës, të pakta në numër, mbetjet e drekës së shijshme kishin nisur të popullonin gjelbërimin e vetëm që Tirana ka.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb