TIRANE- Të gjitha partitë politike të vogla që kanë qenë kundër reformës zgjedhore, me pretendimin se penalizohen, janë ulur në një tryezë të përbashkët.

Sipas këtyre partive, administrimi i sistemit zgjedhor duhet të bëhet në të gjithë vendin, ndërsa pjesë e këtij procesi duhet të jenë dhe emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e këtyre partive pohuan se fushata mediatike duhet të financohet nga shteti dhe se duhet të shmangen financimet e dyshimta. Sakaq, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka kërkuar që të ndryshojë kodi zgjedhor dhe elektoral.

“Duhet të ndryshohet kodi zgjedhor e elektoral. Kodi elektoral ka deformuar sovranitetin popullor”, tha Spahiu gjatë fjalës së tij në mbledhje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: