Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Teutës, në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 17:45, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë Superiore, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, teksa ka analizuar këtë takim për të kuqtë e kryeqytetit:

Mungesat –“E vetmja mungesë është e Mensah ditën e nesërme.”

Lojtarët në Kombëtare – “Në ndeshje do të jenë lojtarët që janë të grumbulluar në Kombëtare, ndryshe nuk do të shkonin në përfaqësuese.”

Ndeshja ndaj Teutës – “Deri në javën e kaluar, për Teutën flitej vetëm keq që rrezikonin rënien nga kategoria. Futbolli nuk është kështu. Teuta fitoi ndeshjen e kaluar dhe kjo tregoi që është skuadër shumë e rrezikshme. Janë dy shtete të vetme në botë që mendohet që skuadra e vendit të parë duhet ta fitojë ndeshjen ndaj asaj të vendit të fundit, ata janë Italia dhe Shqipëria. Teuta vlen më shumë se vendi i fundit. Do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë si të gjitha ekipet. Të gjitha ndeshjet do t’i përgatisim sikur është ndeshja ndaj Tiranës.”

Çështja e golit – “Shpresoj që kur nuk bëhet gol të mos flitet vetëm për sulmuesit dhe kur nuk pësojmë gol. Me siguri me Kastriotin kemi qenë më pak efikas dhe preciz për rastet. Nuk kemi goditur vetëm shtyllën, por kemi goditur disa herë portën. Do të isha shumë i shqetësuar kur ta godisnim vetëm një herë portën gjatë një ndeshje.

Nuk është vetëm Partizani që ka vështirësi kur i parkojnë autobusin përpara portës. Në të gjithë botën futbollistike, nga Holanda te Kongo, Japonia, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur një ekip parkon autobusin përpara portës ka vështirësi. Ne duhet të mësojmë që të luajmë këto lloj ndeshjesh. Nuk kanë të bëjmë pozitat e klasifikimit, por ne duhet të jemi më të aftë për të zgjidhur këtë ndeshje.”

Statistikat – “Në konferencën e radhës për shtyp do të sjell statistikat. Vetëm ndeshjen ndaj Tiranës, sulmuesit tanë kanë shërbyer 15 asiste dhe Tirana vetëm 1. Asiste janë edhe ata që kur nuk kanë shënuar. Janë shënuar pak gola për ato raste të shumta që kemi krijuar.”

Dëmtimet – “Pjesa më e madhe e dëmtimeve të lojtarëve, janë dëmtime në kavilje ose diçka e tillë. Këto janë normale sepse intensiteti është i lartë. E rëndësishme është të mos ketë dëmtime të rënda.”

Bekim Rexhepi dhe Maqedonia e Veriut – “Unë do të isha shumë i lumtur edhe nëse do të grumbullonin 20 futbollistë. Do të ishte kënaqësi e madhe edhe nëse Rexhepi do të ishte pjesë e Maqedonisë së Veriut, por nuk ka pasur asgjë.”, përfundoi Xhovani Kolela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb