Lajmit për zyrtarizimin e Edgar Çanit si futbollist i Partizanit i mungonte vetëm konfirmimi i 15-herë kampionëve të vendit dhe sot para pak çastesh vetë klubi i kuq me një postim në faqen e tyre në internet ka pranuar se ka arritur marrëveshjen me futbollistin e kombëtares shqiptare.
Në njoftim thuhet se Partizani dhe Edgar Çani kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një bashkëpunim 2-vjeçar dhe prezantimi i futbollistit do të bëhet ditën e hënë pasi të jenë kryer vizitat mjekësore.
Më herët në media është shkruar se shtatlarti i cili sezonin e fundit luajti me Piza-n në Seria B do përfitojë 480 mijë euro në dy sezone me Partizanin, ose e thënë ndryshe 20 mijë euro në muaj.
(e.k/BalkanWeb)