Partizani kthehet të luajë në shtëpi ndeshjet si vendës. Pas dyshimeve që kishin, drejtuesit e klubit të kuq kanë zgjedhur stadiumin “Arena e Demave” për të luajtur ndeshjen e javës së 32-të të kampionatit, të shtunën në 18:00 kundër Dinamos.

Nga ajo që ishte lënë të kuptohej më parë, pritej që kjo sfidë të luhej në “Air Albania” dhe stadiumi i kuq të lihej për ndeshjen mes Erzenit dhe Tiranës, por nuk ka ndodhur kështu. Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se drejtuesit e kuq u janë ruajtur tensioneve të mundshme të ndeshjes mes bardhebluve dhe shijakasve, çka mund të shkaktonte dëme materiale të konsiderueshme në stadium.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb