Teatri kombëtar do të ketë një drejtor të ri pas 8 vitesh. Tre kandidatë kanë prezantuar platorfmat e tyre në Ministrinë e Kulturës dhe pikat e veta më të forta.

Regjisorët Altin Basha, Elma Doresi, Kiço Londo, dhe aktori Arben Derhemi janë zyrtarisht katër kandidadët në garë për detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar. Tre të parët u paraqitën në Ministrinë e Kulturës para një komisioni për të paraqitur platformat e tyre, me shumë ngjashmëri që përqëndrohen te ndërkombëtarëzimi i teatrit me shfaqje që udhëtojnë jashtë e regjisorë të huaj që vijnë në Tiranë, drama shqipe, rritja e buxheteve, miradministrimi dhe cilësia artistike.
Më në detaje, Altin Basha vetëm pas dy vitesh në detyrën e drejtorit të Teatrit Eksperimental jep dorëheqjen për të marrë Teatrin Kombëtar ndonëse thotë se ska garanci.

Prej 2019-ës teatri kombëtar ka qenë në vëmendje si shesh proteste që pasoi me shembjen. Një rishikim i trupës dhe vlerësim i performancave siç propozon Basha mund të çojë sërish në përplasje.
SINK

Duke theksuar termin teatër fantastik e futurist me cilësi dhe vëmendje për fëmijët, adoleshentët e laboratorin e dramës shqipe, Kiço Londo kërkon rikthim ndonëse duket se koha është kundër tij. Çfarë e bën atë të besojë dhe të vijë në konkurs?

Kiço Londo: Ne konkurs nga respekti per veten

Regjisorja Doresi shpreh besim te konkursi dhe platforma e saj .

Derhemi në momentin e fundit u largua nga ministria pa prezantuar platformën, çka nuk e heq nga lista e kandidimit, por i heq pikët e intervistës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb