Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov bëhet sportisti i dytë shqiptar që siguron kualifikimin për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, që zhvillohen pas një viti në Francë. Lajmin e konfirmoi Federata Shqiptare e Mundjes.

Medalja e bronztë që Abakarov fitoi një ditë më parë në botërorin e Beogradit (Serbi), ku u klasifikua i treti, ka kualifikuar direkt mundësin me origjinë ruse, por me pasaportë shqiptare për në Olimpiadë.

Abakarov do të garojë në peshën 57kg, ku dhe fitoi të bronztën e nje vit më pare u shpall kampion bote. Në Olimpiadë ka siguruar një biletë edhe atletja Luiza Gega, që ka siguruar normën e kualifikimit në garën 3000 metra me pengesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb