Pas aventurës së rëndë që kaloi me shëndetin e saj, Madonna u rikthye më e egër në rrjetet sociale.

Mbretëresha e popit u shtrua së fundmi në spital për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial. Tani ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Madje, në postimin e fundit në Instagram, ajo ka lënë të kuptohet se ndihet mirënjohëse që tani mund të lëvizë rehat trupin dhe të kërcejë.

Në videon që ajo postoi, Madonna shihet fillimisht me shpinën e kthyer, duke kërcyer për kamerën, përpara se t’i kthehet kamerës dhe t’i ‘shkelë’ syrin publikut të saj.

Në mbishkrimin e postimit të saj, këngëtarja shkroi: “Të jem në gjendje të dridhem dhe të kërcejë pak më bën të ndihem si ylli më me fat në botë! Faleminderit të gjithë fansave dhe miqve të mi! Ju jeni yjet e mi dhe urime ditëlindjen për albumin tim të parë që mbush 40 vjeç.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna)

Ylli i referohet albumit të saj, ‘Lucky Star’, i cili u publikua më 27 korrik 1983 dhe ishte një hit i madh. Ky album përfshin disa nga këngët e saj më të njohura, si “Holiday”, “Burning Up” dhe “Borderline”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb