Një ditë plot angazhime kjo e sotmja për presidentin Ilir Meta.

Kështu pas takimit që do të zhvillojë me ish-kryeministrin Sali Berisha në kuadër të ngërçit politik, kreu i shtetit do të takohet pasdite me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mes tyre perfaqesues te Fondacionit Shoqeria e Hapur, SOROS

“BalkanWeb” mëson se kryefjalë e takimit në fjalë do të jetë zbatimi i reformës në drejtësi, ndërkohë që këta përfaqësues kanë monitoruar reformën. Po ashtu bëhet e ditur se takimi është parashikuar që të mbahet në orën 17:30.

Një ditë më parë, Meta priti në zyrën e tij, ish presidentin Rexhep Meidani, si edhe krerët e partive të opozitës jashtë parlamentit me të cilët diskutoi situatën politike në të cilën ndodhet vendi si edhe i njohu ato me procesin e emërit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: