Kanye West po e përjeton keq divorcin me Kim Kardashian. Ai është fotografuar për herë të parë që kur ish-gruaja Kim Kardashian u shpall ‘ligjërisht beqare’.

22-herë fituesi i çmimeve ‘Grammy’ – i cili së fundmi ndryshoi emrin e tij në ‘Ye’ – u pa në një kafene në Miami të mërkurën pasi u raportua se divorci i tij nga ish-gruaja Kim u finalizua, shkruan DailyMail.

Kanye, 44 vjeç dhe Kim Kardashian, 41-vjeçare – u bënë zyrtarisht beqarë pas një seance gjyqësore virtuale të mbajtur të martën përmes ‘Zoom’ – thuhet sipas tabloidit TMZ.

“Kim do të jetë baza e familjes në shtëpi dhe Kanye mund t’i shohë katër fëmijët e tij pothuajse sa herë që ai dëshiron”, tha një burim për TMZ të enjten.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sado i vështirë që ka qenë divorci, çështjet e kujdestarisë në pjesën më të madhe janë trajtuar në mënyrë paqësore. Sa herë që Kanye është në Los Angeles dhe dëshiron të shohë fëmijët, Kim do ia mundësojë këtë. Ata gjithmonë mund të kthehen në gjykatë nëse gjërat nuk shkojnë mirë, por tani për tani gjërat kanë qenë paqësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb