Është mbyllur sot kopshti “10 Korriku” në Berat. Pas konfirmimit pozitive të një edukatoreje 5-ditë më parë, ka rezultuar e infektuar edhe sanitarja e kopshtit. Sanitarja e kishte kryer tamponin menjëherë pas konfirmimit pozitive të edukatores, duke rezultuar edhe ajo e infektuar.

Në këto kushte, Drejtoria e Shëndetit Publik Berat ka vendosur mbylljen për një afat të papërcaktuar të kopshtit më të madh në qendër të qytetit, pas kryerjes së dezinfektimit të të gjitha ambienteve të brendshme e të jashtme të tij.

Mjekët epidemiologë në Berat konfirmojnë se i gjithë stafi i kopshtit dhe fëmijët janë karantinuar dhe do t’i nënshtrohen tamponit. Të njëjtat burime konfirmojnë se janë në pritje të përgjigjeve të tamponëve të bërë në stafin e mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Skraparit, të cilët janë karantinuar dhe tamponuar pas vdekjes nga Cocid-19 të mjekut Esat Pashaj mëngjesit e 4 Tetorit. Deri tani në qarkun e Beratit vijojnë të jenë aktive 135 raste me koronavirus, ndërkohë që ka pasur edhe 5 vdekje që prej fillimit të pandemisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb