Historia e Fifit në “Big Brother VIP 1” nuk shkoi ashtu si ajo do të kishte dashur, por Fifi prodhoi një prej hiteve të saj më të bukura aty, ndërsa pas daljes këngëtares iu desh të shkëputej për pak kohë derisa të gjente veten pas gjithë atij presioni psikologjik që kaloi.

Në një deklaratë të fundit, Fifi tha se, në fakt, nga BBV nuk kanë dalë në publik pjesët e saj më të mira, por të gjitha rastet kur ajo ka qenë e ngarkuar emocionalisht apo në situtata aspak të mira. Gjithsesi, ajo kohë tashmë është e shkuar….

Tani është radha e partnerit të saj. Adis Patushi, me sa duket, ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e BBV3 dhe këtë, ai e ka konfirmuar vetë në një postim në Instagram. Me një foto me zarfin e Big Brother VIP, Adisi përshëndet ndjekësit e tij bashkë me shënimin “Shihemi së shpejti”…

Pak kohë pas kësaj fotoje, ai e ka fshirë postimin, por ka lënë 4 fjalë kyçe, të cilat fare mirë mund të identifikojnë “Big Brother”:

Sfidë, zgjuarsi, intrigë, durim…” Te kjo e fundit, Adisi ka poshtëshënuar edhe një sy simbolik brenda një muri… si për të konfirmuar atë që pritet të ndodhë pas pak ditësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb