TIRANE – Këtë javë, një ndër të ftuarit e emisionit “Thumb” ka qenë edhe regjisori e aktori i humorit Erion Isai. Aktori dhe regjizori i njohur ka treguar për jetën dhe planet e tij. Ndër të tjera ai ka sqaruar edhe debatin me Jul Dedën në Facebook.

Erioni kohët e fundit është përballur shpesh me të njëjtën pyetje “pse u largove nga Portokallia”. Por ai nuk e pati aspak problem t’I përgjigjej sërish, duke nënkuptuar edhe se ka pasur një konflikt me regjisorin e spektaklit Altin Basha.

“Unë dhe Altin Basha as nuk përshëndetemi. Nuk dua për njerëzit që kam ndarë punën dhe bukën në kuptimin figurativ të flas dhe të bëj publike marrëdhënien që nuk i takon një publiku të gjerë”- ka thënë Erioni.

Mes të tjerave, Isai rrëfeu edhe për debatin publik me Jul Dedën. Pas pyetjes nëse do të pranonte të ishte pjesë e 2XL, aty ku luan edhe Jul Deda, Erioni tha se nuk do të pranonte:

“Jo, nuk ndodhte as për Julin në kuptimin më pozitiv të fjalës, por nëse angazhimi im do të ishte sërish në një emision aktual humori, do të isha sërish në “Portokalli”. Unë isha tek spektakli më i mirë i humorit në “Portokalli”, nuk do të ikja në një spektakël më të dobët”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: