Reperët Mozzik dhe Loredana Zefi në vitin që lamë pas tentuan të rikthejnë edhe një herë marrëdhënien e tyre, por që nuk funksionoi sërish.

Artistja shqiptare gjatë kësaj dite ishte pyetur nga ndjekësit nëse është beqare dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar, duke mos shtuar asgjë tjetër.
Ndërkohë, reperi nga Ferizaj po ashtu u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

Ai tregoi se momentalisht është beqar dhe në një pyetje tjetër për llojin e femrës që e pëlqen.
“Stili i një femrës që të pëlqen?”, ka qenë pyetja e parashtruar për të cilën nuk mungoi një përgjigje nga Mozzik ndërsa thotë: “Fundja të jetë njeri”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: