Këngëtari i njohur Blero Muharremi vetëm dy muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika, zbuloi për fansat se kishte rigjetur sërish dashurinë.

Herë pas herë publikonte foto krah saj, por duke zgjedhur që të mos i zbulonte identitetin. Mejithatë, së fundmi këngëtari i ka habitur të gjithë me postimin e tij të fundit ku duket se i ka dhënë fund romancës së tij.

Në foton e postuar në Instagram, Blero shkruan: “Dhe më pas ajo bëri 26 vjeç. Fund!”.

Dhe pse postimi i ka bërë konfuz fansat e këngëtarit, duket se me këtë deklaratë Blero ka konfirmuar ndarjen nga e dashura pas disa muajsh bashkë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, artisti i dedikoi fjalët me të ndjera partneres së tij në ditën e lindjes ku shkruante:

“I shtrirë afër teje jam. Më duket që të kam larg, dora ime rrëshqet në flokun tënd. Ktu jam rehat, i flas vetes ccdo mëngjes. Drekë e darkë a thua je në gjumë apo në mendje i qartë. I joti që nga prekja e parë. I joti përjetësisht krenar. Kam menduar që di shumë e kam kaluar shumë. Asgjë nuk paskam ditur. Deri në takimin ton. Ndihem si fëmi kureshtar. Ndihem i pa ditur deri në shikimin tënd të para.

Shtëpia ime je ti. Shtëpia ime ishte që në fillim. Jeta më mësoj. Njeriu kur është i drejt zoti nuk e harron! Sa e sa shumë kisha shkruar dhe folur në veshin tënd dashuri. Me ty hidhërimi me duket i mirë. Me ty momentet e lumtura janë amshim. Dolli për ty sonte, një dolli për neve dashuri. Urime ditëlindjen beb. I joti Blerimi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb