TIRANE

Prej vitesh është tërhequr nga ekrani, por jo nga nismat sociale apo projekte të tjera që kanë të bëjën me profesionin e saj.

Megjithatë, pas një pauze të gjatë, Albana Osmani ka gati një projekt, i cili do ta kthejë shumë shpejt pranë publikut të saj. Në një postim të fundit në llogarinë e saj në Instagram, Albana ka lajmëruar se tashmë do të ketë një hapësirë në kanalin e saj në YouTube, “Albana Osmani Show”.

“Një show argëtues do të vijë broadcasting në çdo platformë timen online, së shpejti. Në këtë hap të parë të vogël, “e gjitha nga unë” po nis një rrugë ku vetëm e vetme nuk ndihem, pasi e di që kam gjithë publikun shqiptar me vete, të cilët më bëjnë të ndihem se TV JAM UNË . Ju jam mirënjohëse!”,– shkruan Albana në mesazhin e saj bashkë me videon promovuese të programit “Albana Osmani Show”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: