E ardhmja e Cristiano Ronaldos do të jetë larg Manchester United. Ylli portugez e ka kërkuar largimin nga “Djajtë e Kuq” pasi dëshiron të transferohet në një klub i cili luan në Ligën e Kampionëve.

Madje, 37 vjeçari ka kërkuar nga klubi aktual që ta shkëpusin kontratën, në mënyrë që klubi që e do atë, të mos paguajë dëmshpërblim. Aktualisht, Ronaldon e lidh kontrata edhe për një vit me klubin nga “Teatri i Ëndrrave”.

“Ansa Calcio Sport” raporton se pesë herë fituesi i Topit të Artë i është ofruar klubit italian, Napoli. Me këtë rast, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madrid dhe Juventus mund të bëhet shok skuadre me Amir Rrahmanin. Problem mbetet vetëm paga e lartë, edhe pse portugezi flitet se është gati të ulë me 30%.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb