Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të zhvillojnë sot një takim në Bruksel me të dërguarin e BE, Mirosllav Lajçak, ku në foksus do të jenë diskutimet për ta arritur një kompromis mes palëve s ai takon reciprocitetit të targave.

Ky takim i tyre zhvillohet dy ditë pasi në Bruksel u takuan edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Serb Aleksandër Vuçiç, por që nuk arritën dot një marrëveshje.

Kurti nuk ka pranuar propozimin e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell për të pezulluar zbatimin e vendimit për të riregjistrimin e automjeteve me targa serbe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: