Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, pas vizitës në Kosovë, ka udhëtuar drejt Serbisë.
Maas në aeroportin e Beogradit është pritur nga homologu i tij serb, Nikola Selakovicc, shkruan Tanjug.

Ai në Prishtinë është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Tema të diskutimit ishin vaksinat anti COVID, dialogu Prishtinë-Beograd dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb