Papa Françesku mesnatën e të shtunës mbajti Meshën e Pashkëve, e cila zgjati me shumë se 2 orësh në Bazilikën e Shën Pjetrit, një nga shërbesat më të gjata në liturgjinë katolike, mes shqetësimeve të ripërtërira për gjendjen e shëndetësore të 87-vjeçarit.

Françesku u bëri thirrje besimtarëve të gëzohen pavarësisht krizave politike apo shqetësimeve personale dhe globale. Konkretisht, ai përmendi pamëshirshmërinë e urrejtjes dhe mizorinë e luftës, të cilat thyejnë mallin për paqen botërore, por edhe egoizmin dhe indiferencën.

Rreth 6,000 njerëz morën pjesë në festën për të përkujtuar ringjalljen e Jezu Krishtit në Bazilikën e Shën Pjetrit. Sipas Françeskut, Pashka duhet t’i inkurajojë njerëzit dhe t’u japë atyre shpresë: “Kjo është fuqia e Zotit: fitorja e jetës mbi vdekjen, triumfi i dritës mbi errësirën, rilindja e shpresës në mes të rrënojave të dështimit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb