Gazetari Ferdinand Samarxhi i dekoruar dhe me titullin ”Mjeshtër i Madh” ka theksuar në një lidhje live për ”News24” se Pashkët dhe ringjallja e Krishtit kanë sjellë shprese dhe dritë në një kohë të vështirë ku ndodhet njerëzimi me koroanvirusin.

Samarxhi thotë se vetë misioni i Pashkëve në themel është tejkalimi i mundimeve pasi dhe Krishti këtë bëri.

Ai thotë se tashmë me këto Pashkë ka një optimizëm tek njerëzit dhe ata do e kalojnë COVID-19 ashtu siç kaloi Krishti mundimet duke u vrarë nga njerëzit pasi i mori me vete mëkatet por nga ana tjetër u ringjall duke falur të gjithë njerëzit.

”Besimtarët nuk arritën të marrën pjesë në ceremoni  ku këtu fillon lëvizja e parë e shpëtimit. Të dielat e periudhës së parakreshmes, të lidhurave, të kreshëms, të triumfit të ortodoksizmit, janë shëmbëlltyrë e perëndisë.
Kryeqi është shpëtimi i jetës. është e diela tjetër e Shen Jovanit. është shën mëria e madalenës, e dielë mjaft e rëndëisshme. Ajo kërkon mes lutjeve dhe përgjërimeve tek Jezusi mëshirën dhe ai e pranon. është e diela e temës së fikut. është darka mistike ku jezusi fton të gjithë dishepujt e tij. është e enjtja e madhe ku lexohen në kishë 12 pjesët e ungjijve ku këndohen të gjitha himnet, në të premten e zezë tek Epitafi. Të shtunën të gjithë besimtarët përgatiten me lexime që Krishti në darkë do të ngjallet.

Prandaj dhe priftërinjtë përgatiten ndërrojnë rrobat për ngjalljen e Jezu Krishtit. Kryepeshkopët duke nxjerrë në altar qiriun e vdekjes së përjetshme, nga varri i Jeruzalemit fton të gjithë besimtarët ejani merrni dritë nga drita që nuk perëndon dhe lavdëroni Krishtin.
Krishti tani është me natyrë hyjnore dhe njerëzore, perëndia dërgoi Jezusin, erdhi mes nesh dhe jeton mes njerëzve. është person real. Këtu ndryshon Pashka e Vjetër nga Pashka e Re. Pashka e Vjetër është nga hebraikët kurse sot është Jezusi që është person real që ka jetuar. Jezusi siç thuhet në Dhjatën e Vjetër mori mëkatet e të gjithë botës, dhe për këtë duhej një gjak i pastër pa mëkate që e kishte vetëm jezusi.

Është një realitet i mërzitshëm por dje e kremtja në ftoi për një kremte të perëndishme. Kisha trumbetoi ngjalljen e Krishtit. Tani ofrohet shpëtim nëpërmjet Krishtit, do të përmbyset çdo gjë. Shikimi jonë nuk duhet të jetë nga errësira, por nga perëndia. Të kemi besim dhe vetë Krishti i ringjallur ofroi optimizëm. Pikërisht Krishti mbrëmë solli lajmin e madh, dritën, dhe siç thotë që të merrni këtë dritë duhet të dilni nga errësirë.
Ka të bëjë me këtë filozofi që njeriu duke marrë pjesë në atë dritë, duke qenë pjesë e mundimeve siç është sot realiteti ai përsëri Krishti solli shpresë dhe dritë.

Anastasi solli mesazhin e bukur që me fuqi dhe shpresë hyjnore brenda shpirtit tonë pasi nëse do jesh mes vdekjes dhe errësirës pasi dje Krishti erdhi me misionin e madh për të shpëtuar.
Të gjithë, prandaj kryepiskopi na ftoi të bëhemi tempull shprese në ringjalljen e Krishtit. Pashka vetë ka mision kapërcimin e kësaj situate.

Kjo situatë është që ne duhet të drejtohemi më shumë nga Zoti, nga Krishti, nga vetë mundimet e tij që siç kapërceu Krishti mundimet t’i kapërcejmë edhe ne. Vetë triumfi i Krishtit është mesazhi që transmeton në zemrat e njerëzve.”- tha Ferdinand Samarxhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb