Nga: ZONJA VJOLLCA*
Patëllxhane kaneloni

2-3 patëllxhanë
1 spec i verdhë
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
3 lugë gjelle vaj ulliri
250 gr domate
50 gr domate të thata
75 gr djathë të bardhë
150 gr gjizë
1 lugë gjelle peksimadhe
Kripë
Piper i zi
Koper ose borzilok

Në një tigan të thellë vendosim vajin të ngrohet ku kaurdisim qepën me hudhrat për 3-4 minuta. Më pas shtojmë specat, i kaurdisim dhe ato për pak minuta dhe shtojmë domatet të prera në kubikë. Ndërkohë patëllxhanët i presim në feta horizontalisht dhe i pjekim në një tigan zgare ose i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj në furrë në temperaturën 180 gradë për 15 minuta. Në një tas përziejmë djathin e bardhë të thërrmuar me gjizë, peksimadhe, borizilok ose koper, kripë dhe piper. I përziejmë mirë duke shtuar dhe domatet e thata të grira imët. Pasi patëllxhanët të jenë ftohur vendosim një lugë gjellë nga masa me djathë e përgatitur më lart dhe i rrotullojmë duke i vendosur në një tavë ku kemi shtruar salcën e përgatitur me domate dhe speca. I vendosim patëllxhanët në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb