Recete nga znj Eneida
Përbërësit

3 patëllxhanë të mëdhenj
300 gr. mish i grirë
200 gr. salcë domatesh në kubikë
1 qepë e thatë
Nenxhik
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Për beshamelin:
300 ml. qumësht
30 gr. miell
30 gr. gjalp
Kripë
Arrë moskat
100 gr. djath gouda

Përgatitja

Patëllxhanët i ndjamë në mes dhe i lëmë në ujë me kripë t’u iki hidhësia. Më pas i presim me thikë në siperfaqe, u shtojmë vaj ulliri dhe i vendosim në pjekje me 200 gradë. Në një tigan me vaj ulliri shtojmë qepën në kubikë për t’u skuqur. Sapo qepa të zbutet shtojmë mishin e grirë. E skuqim duke e ngacmuar nga lart me lugën e drurit që të tretet gjatë skuqjes. Shrojmë domaten, kripën, nenexhikun dhe piperin e zi. I gatuajmë për 10 minuta. Ndërkohë përgatisim beshamelin duke skuqur miellin në gjalp. Shtojmë qumështin me ngadalë duke e trazuar që të mos formohen kokrriza. Shtojmë kripë dhe arrë moskat.
Nxjerrim nga furra patëllxhanët e pjekur dhe me nje pirun ngacmojmë mbushjen e tyre. I mbushim me salcën me mish dhe mbi të shtojmë beshamelin.
Shtojmë djath dhe i fusim në pjekje me 200 gradë për 30 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb