LAÇ- Në Spitalin e Kurbinit që mbulon rreth 90 mijë banorë, pacientët dhe të afërmit blejnë çdo ilaç për sëmundjet nga të cilat vuajnë. Medikamentet që mungojnë përfshijnë antibiotikë, fiziologjikë, ringer dhe shumë të tjerë, që banorët detyrohen t’i blejnë në farmaci. Këto fakte i denoncon Partia Demokratike.

Për të parë nga pranë rrënimin e sistemit, deputetja e PD-së, Albina Deda dhe përfaqësues të Departamentit të Shëndetësisë së degës, zhvilluan një vizitë ku familjarët theksuan se çdo ilaç detyrohen ta blejnë dhe asgjë nuk jepet falas.

Deputetja Deda tha se dhe edhe në këtë spital u përball me një gjendje të mjerueshme sikurse në të gjithë veriun. “Në dhomat e mjekut, dhomat e pacientëve dhe në kushtet e shërbimit spitalor mbizotëron abuzimi dhe skandali. Kushtet e higjienës janë inekzistente ndërkohë që ministri Beqaj kryen koncesione qindra milionë euroshe për sterilizim dhe ndërrime të çarçafëve, këtu, fëmijë e të rritur rrezikojnë të marrin edhe infeksione të rënda. Problem është ngrohja, mungesa e filmave të grafive dhe mungesa e specialisteve në shërbimet e ORL dhe dermatologjisë. Shëndetësia falas është iluzion”, tha zonja Deda. E sipas saj ky iluzion ekziston vetëm në mendjen e Beqajt dhe Ramës. “Ka vetëm koncesione dhe tendera me shumë 380 milion euro në 900 ditë, pa asnjë investim real në shëndetësi”, deklaroi ajo.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: