Me një plan të mirëorganizuar dhe një përgjigje kamufluese për çdo dyshues që mund t’u pishte punë, dy gra greke kanë arritur që të grabisin disa banesa në zonën e Atikës.

Mediat greke kanë publikuar edhe një video, në të cilën dy grabitëset shihen duke u futur në një pallat, dhe më pas hapin derën e një banese në katin e parë, të cilën për 20 minuta e grabisin dhe largohen të qeta. (Videon e gjeni duke klikuar KËTU)

Pronarja e banesës ka deklaruar se kur është kthyer në shtëpi ka parë që dera nuk ishte e mbyllur me çelës dhe më pas ka vënë re një rrëmujë brenda ambientit. Ajo ka thënë se i janë grabitur të gjitha sendet me vlerë që ka pasur në banesë.

Ndërkaq, pak ditë më parë, dy gratë kanë tentuar që të grabisin një tjetër banesë po në këtë pallat, por pronarja ka qenë në shtëpi dhe pasi ka dëgjuar zhurmë tek dera, e ka hapur dhe i ka pyetur se çfarë kërkojnë.

“Shesim fasule”, i janë përgjigjur ato, e më pas janë larguar. Sakaq, policia deklaron se ka mundur që të pikasë qartë imazhet e grabitëseve dhe se po punon për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: