Popullsia e Portugalisë u rrit në 2019 për herë të parë pas 10 vitesh, në 10,3 milionë banorë, sipas një vlerësimi të publikuar sot nga Instituti Kombëtar portugez i Statistikave, INE.

“Portugalia ka regjistruar një rritje pozitive me 0,19% të popullsisë së saj, gjë që nuk kishte ndodhur që prej vitit 2009”, theksoi INE në një komunikatë.

Në fund të vitit të kaluar, Portugalia numëronte rreth 10,3 milionë banorë, rreth 20 000 më shumë se një vit më parë.

“Por, diferenca mes numrit të lindjeve dhe vdekjeve, mbetet negative, ashtu si ka ndodhur që prej vitit 2010”, theksoi zyra e statistikave.

Rritja e popullsisë ka ardhur për shkak të bilancit pozitiv migrator, i cili pothuajse është katërfishuar, prej 44 500 persona.

Në vitin 2019, imigracioni i përhershëm u rrit me 68,5%, ndërsa emigrimi i përhershëm ra 10,7%.

“Plakja e popullsisë ka vazhduar të rritet në Portugali”, theksoi INE duke shtuar se vendi numëronte tashmë 163,2 persona të moshës 65 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb