Organizata të shoqërisë civile në Vlorë, por edhe aktivistë nga kryeqyteti kanë protestuar këtë të enjte, përpara Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm të qytetit bregdetar, për të kërkuar drejtësi për vajzën e përdhunuar ditë më parë.

Në mesazhet e tyre, gra dhe vajza kanë theksuar rëndësinë e procesit të ndëshkimit të faktorëve dhe mbrojtjes së viktimës. Brikena Puka, drejtuese e qendrës Psiko-Sociale “Vatra”, ka theksuar rëndësinë e marrjes në mbrojtje të viktimës dhe trajtimit të saj psiko-social.

Mesazhe janë dhënë edhe nga këshilltare bashkiake në Vlorë të cilat kanë theksuar rëndësinë e drejtësisë më këtë proces. Më herët, në këshillin bashkiak të Vlorës është parashtruar kërkesa për nënshkrimin e një rezolute kundër dhunës ndaj grave: Po ashtu mesazhe janë dhënë edhe për edukimin e të rinjve. Aktivistët kanë marshuar me pankarta përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb