Përdorimi i maskës është bërë në shumë vende të botës i detyrueshëm për të mbrojtur të tjerët nga COVID-19, por ajo është e efektshme vetëm nëse vendoset siç duhet.

Fillimisht maska duhet të mbulojë gojën, hundën dhe mjekrën. Pasi ajo të vendoset duhet patjetër të lahen duart dhe gishtat. Më tej, maska duhet vendosur në proporcion me fytyrën, gojën, hundën dhe mjekrën, që mos ketë hapësira bosh, por as të bëjë të pamundur frymëmarrjen.

Duhet të sigurohet sërish që maska ka mbuluar plotësisht hundën, gojën dhe mjekrën. Pasi vendoset maska ajo nuk duhet prekur me dorë derisa të hiqet. Po ashtu ka një mënyrë se si duhet të vendoset dhe të hiqet maska. Ajo duhet të kapet nga anët e saj, pra ‘litarët’ dhe të vendoset menjëherë tek veshët ku mbahet. E njëjta gjë edhe kur hiqet. Pra nuk duhet prekur pjesa e copës që mbulon gojën, hundën dhe mjekrën për asnjë moment me duar.

Më pas pasi hiqet, maska duhet ruajtur në një send të sigurt, siç janë qeset e posaçme higjienike për ruajtjen e sendeve në mënyrë që mos jenë të ekspozuara direkt me ambientin e jashtëm.

Në fund duhet të lahen duart mirë me sapun dhe me ujë. Rezultati i maskës, është se nëse të gjithë arrijnë që ta përdorin siç duhet atëhere do të mund të shpëtohen 33 mijë njerëzish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb