Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në një fshat të bashkisë Predaia. Gjatë kontrolleve rutinë të policisë, 35-vjeçari, i cili po ecte në këmbë u ka dhënë atyre një pasaportë shqiptare ku kishte edhe lejen e udhëtimit në Itali. Megjithatë si pasojë e dyshimeve që kishin karabinierët, gjatë kontrollit të fotografisë së tij të pasaportës, rezultoi se i riu kishte përdorur 4 identitete të ndryshme kur ishte ndaluar herët e tjera.

Ai ishte arrestuar në 2017-ën nga policia në kufirin italo-francez për krime kundër pronës dhe ishte dëbuar për në Shqipëri. Por pavarësisht kësaj, shqiptari duke përdorur një pasaportë me identitet të falsifikuar, u kthye sërish në Itali kur nuk ishin mbushur afatet 10-vjeçare pas dëbimit nga Italia.

Tashmë atij do t’i duhet të vuajë dënimin me 9 muaj burg për shkeljen e ligjit të emigracionit pas dëbimit nga një shtet i BE. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku qëndronte me disa shqiptarë të tjerë, policia gjeti sasi të vogla kanabisi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb