Ferran Torres dhe Sira Martinez (vajza e Luis Enrikes) i kanë dhënë fund lidhjes dyvjeçare.Shkak për ndarjen është bërë një krizë mes palëve.

“Culemania” ishte mediumi që shpjegoi arsyet e ndarjes: “Ata i lënë njëri-tjetrit hapësirë disa muaj më parë, pasi gjërat nuk po shkonin mirë. U përpoqën përsëri, por tani marrëdhënia ka përfunduar përfundimisht”.

Përveç kësaj, ‘Socialité’ në programin e saj këtë fundjavë, tha se të dy e kishin kuptuar se marrëdhënia e tyre nuk po shkonte askund.

Kështu, në moshën 23-vjeçare ata preferuan të eksperimentojnë dhe të fokusohen në karrierën e tyre, Ferran si futbollist dhe ajo si kalorëse, e cila kohët e fundit kaloi nëpër turneun Longines Global Champions në Madrid.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb