Kriza në marrëdhënien mes Francesco Tottit dhe bashkëshortes së tij Ilary Blasi, ka qenë kryefjala e mediave italiane këto ditë. Ishte

Ishte ‘Corriere della Sera’ e para që shkroi se martesa 17 vjeçare e ish-futbollistit të njohur italian është drejt fundit, madje edhe që çifti prej kohësh po jetojnë të ndarë në vilën e tyre në Romë.
Por gjithçka duket se nuk është aspak e vërtetë. Mbrëmjen e sotme, ka thyer heshtjen vetë ish-futbollisti i Romës në një komunikim me ndjekësit në llogaritë e tij sociale.

“Gjatë orëve të fundit kam lexuar në media shumë gjëra për vete dhe, mbi të gjitha, për familjen time. Nuk është hera e parë që më ndodh të dëgjoj lajme të rreme. Po ju drejtohem të gjithëve ju që shkruani të tilla gjëra, që të bëni kujdes, sepse në mes janë fëmijët dhe fëmijët duhen respektuar. Sinqerisht, jam shumë i lodhur që më duhet të kundërshtoj….”, shprehet Totti në videon e tij të fundit.

Ilary Blasi dhe Francesco Totti, ndër çiftet më të pandarë e të lumtur jo vetëm të botës së sportit, por edhe të asaj të shoëbiz-it, janë të bekuar me 3 fëmijë. Lajmi i rremë i ndarë në pothuaj të gjitha mediat italiane, me siguri i ka mërzitur shumë fansat e çiftit, por më shumë i ka gëzuar ai që jep ekskluzivisht Totti pak minuta më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb