Pas përfundimit të Berishës me Këshillin Kombëtar, Edi Paloka zhvilloi një komunikim për mediat.

Ai tha se nuk pati asnjë qëndrimin kundër apo propozim për të mos hyrë në zgjedhje. Gjithashtu shtoi se PD është e vendosur drejt rrugës së saj, teksa sqaroi se nesër do të bëhet edhe regjistrimi i koalicionit.

“Këshilli Kombëtar është organi më i lartë që mund të marrë vendime në PD. Gjatë gjithë mbledhjes, nuk pati asnjë ide apo propozim të mos hyjmë në zgjedhje. PD do të hyjë në zgjedhje me bindje që do të fitojë. Kjo ishte pika e parë, pika e dytë që u diskutua ishte se si do të hyjmë në zgjedhje. Pati ide për koalicion dhe kandidatë të pavarur. Këshilli vendosi që do të hyjmë me koalicion. U miratua dhe një rezolutë e përqendruar në Këshillin Kombëtar. Ka një PD të bazuar në Këshillin e Anëtarësisë. Kjo parti do të hyjë në zgjedhje për t’i fituar ato. Janë disa parti me të cilat kemi marrëveshje. Janë teknikalitete që do të zgjidhen dhe nga kryesia. PL, Partia e të Drejtave të Njeriut dhe parti të tjera. Emri i koalicionit akoma nuk është vendosur. Do të ndjekim të gjitha afatet, i pari është nesër. Që nesër ne do të ndjekim të gjitha rregullat dhe do të regjistrojmë koalicionin tone,”- tha Paloka.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: