NEW YORK- Irina Shayk përmes zëdhënësit të saj ka mohuar të ketë ndërprerë lidhjen me futbollistin Christiano Ronaldo, duke i quajtur spekulime të gjitha zërat e hapura në media për një ndarje të mundshme mes tyre.
Shkaku për përhapjen e këtij thashethemi ka qenë mungesa e ruses në galane e madhe të Topit të Artë, mungesë kjo e justifikuar prej saj. Zëdhënësi i saj shprehet se
“Topi i Artë nuk i përshtatej orarit të saj, kishte punë. Nuk kemi komente tjera për të bërë”.
Por një shkak tjetër që shtyu mediat në aludim ishte edhe fakti që Ronaldo nuk e ka përmendur në falënderimet e rastit pasi fitoi çmimin. Vetë futbollisti nuk është shprehur rreth mungesës së Irinës në këtë eveniment.
(ma.ar/BalkanWeb)