TIRANE

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si hajdut zgjedhjesh.

Duke iu referuar përgjimeve të publikuar  nga Zëri të Amerikës me Vangjush Dakon e Avdylajt, Spaho u shpreh se ato përgjime tregojnë se si janë vjedhur dhe manipuluar votat për të ardhur Rama në pushtet.

“Administrata është kthyer në kazan partiak. Gjendja e rendit dhe sigurisë është në pikën më të ulët. Me mijëra ton drogë i dërgojmë cdo vit Evropës. Ajo që kemi mangut është të dëgjojmë kryeministren. Të thashë Ulsi se je i përgjuar. Krimi i organizuar dikton zgjedhjet në Shqipëri. Ky kryeministër është hajdut zgjedhjesh. Dilni masivisht në protestë për ta zhdukur këtë të keqe të madhe”- tha Spaho.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: