Mimoza Hafizi, deputete e LIBRA-s, ka folur për herë të parë në media për përjashtimin e saj nga kjo parti.

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24, ajo tha se përjashtimi i saj është një makinacion i sajuar.

Megjithatë Hafizi u shpreh se do t’i shkojë këtij procesi deri në fund duke vendosur para përgjegjësisë të gjithë ata që e vendosën në mënyrë jo legjitime, shkruan BalkanWeb

“Ka qenë periudhë e vështirë për mua, përjashtimi nga partia është makinacion i sajuar. Është proces që do e çoj deri në fund, do i çoj para përgjegjësisë të gjithë njerëzit që kanë vendosur, një komision jo i mbledhur në mënyrë legjitime, ridikulizon organizatën tonë. Situatë e papranueshme dhe qesharake,” tha Hafizi.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: