Një sherr mes disa të rinjve ka pasur me një aksident në qytetin bregdetar të Budvas.

Ndonëse në video duket qartë shkëmbimi i goditjeve dhe përplasja nga një veturë, policia jozyrtarisht tha se ngjarja është denoncuar në prokurori, por se institucioni nuk ka ndërmarrë asnjë hap pasi palët e përfshira nuk kanë bërë kallëzime penale.

Një nga pjesëmarrësit në përleshjen në rrugën Mediteranska të Budvas futet në një fuoristradë dhe përshkon këmbët e një të riu, i cili ishte i shtrirë në mes të rrugës.

Kjo shihet në videon e siguruar nga vijesti pas një përplasje fizike në qendër të metropolit të turizmit malazez.

Policia ka ndaluar të gjithë pjesëmarrësit në incidentin, të cilit i ka paraprirë një aksident trafiku.

Të rinjtë raportohet se kanë pohuar para inspektorëve se kanë pasur një keqkuptim mes tyre, i cili u shndërrua në dhunë. Asnjëri prej tyre nuk donte të bënte kallëzime penale.

Të rinjtë më parë ishin dënuar edhe për kundërvajtje në trafik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: