Laçi mundi 2-1 Gjilanin, në miqësoren që u luajt në Pogradec.Takimi u shndërrua në malore për kurbinasit, të cilët e panë veten në disavantazh në pjesën e parë. Ishte Mevlan Zeka që “tundi rrjetën”, në minutat e para.

Vendosja e ekuilibrave do vinte nga Sebastian Spahiu, brenda fraksionit të parë. Për t’i dhënë fitoren ekipit të Shpëtim Duros mendon i zakonshmi Mazrekaj, që realizoi golin e epërsisë.

Laçi synon që të përgatitet sa më mirë të jetë e mundur për ndeshjet e turit të parë kualifikues të Conference League, me sfidat ndaj malazezëve të Iskra që do mbahen përkatësisht me datë 7 dhe 14 korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: