Ka shkuar në 70 numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi. Mediat e huaja shkruajnë, se ekipet e kërkim shpëtimit, po kërkojnë për 47 personat e tjerë që rezultojnë ende të zhdukur.

Përmbytjet kanë shkaktuar kaos të madh në provincat turke përgjatë Detit të Zi.

Edhe dëmet materiale gjithashtu janë të shumta, me makina të tëra të dala jashtë funksionit dhe shtëpi, të pushtuara nga uji. Mijëra banorë janë evakuuar.

Kujtojmë që kjo situatë e rënduar erdhi në një kohë kur Jugu i Turqisë ishte i prekur nga zjarre të shumta, që regjistruan mijëra ha tokë të djegur dhe 8 viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb