Gruaja që shihni në foto është Lubjana Gjeçaj, nëna e 3 fëmijëve që u arrestua sot nga Antiterrori, pasi akuzohet nga drejtësia italiane për terrorizëm, ku është dënuar me 3 vite burg.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ imazhin e gruas që ishte pjesë e një grupi kriminal, që rekrutonte ushtarë të ISIS. 43-vjeçarja, pas kthimit nga Italia, ishte vendosur në zonën e Unazë së Madhe në Tiranë, ku jetonte me fëmijët e saj të mitur, ndërsa ishte shtëpiake.

  • foto galeri

Nga hetimet e kryera nga policia italiane, në bashkëpunim me atë shqiptare, Gjeçaj, ishte pjesë e bandës që u arrestua në korrik të 2015-ës, në kuadër të operacionit ‘Martesa’ që u zhvillua në Itali, Lushnjë, dhe Kanada. Thuhet se grupi terrorist në fjalë, gjente të rinj dhe i martonte ata në Turqi, e më pas i dërgonte ushtarë pranë ISIS. Tashmë pritet ekstradimi i 43-vjeçares drejt shtetit italian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: