TIRANE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia u përball me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës ku edhe u përfshinë në një debat aspak miqësor. Lidhur me rastin reagon edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndan videon në faqen e tij të Facebook, ku shprehet se sjelljet janë jo vetëm të ulëta por edhe rrugaçërore.


“Ndiqeni videon e sjelljeve te ulta te Vasal Kimikut dhe gangstereve me uniforme ndaj ish deputetit Spahia por edhe se si sillen si rrugaçe me njeri tjetrin! Sb”-shkruan Berisha.

DEBATI NË KORRIDORIN E SPITALIT

Spahia: Vjen në spital me një tabor…

Lleshaj: Me çfarë statusi jeni ju këtu?

Spahia: Jemi me statusin e përfaqësuesve të opozitës, të vërtetës jo të atyre që keni bërë ju…

Lleshaj: Se kuptoj se çfarë statusi keni ju

Spahia: Kur u bane ti ministër, imagjino çfarë statusi duhet…me mua flet ti ashtu? Të shkon mendja? Mbaj përgjegjësi aty për dëmtimet e policëve dhe qytetarëve

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb