Analisti Gentian Gaba deklaroi se presidenti Ilir Meta është personi i fundit që duhet fajësuar për faktin se në vend mungon Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Gabo tha se debati dhe përplasja mazhorancë-Meta nisi me dekretin që ky i fundit bëri kundër emërimit të Gent Cakjat si ministër i Jashtëm.

Gentian Gaba: Kur numri i pikëpyetjeve anon nga ana e mazhorancës, duhet të ndjekim parimin e thjeshtësisë. Presidenti dhe mazhoranca shkonin për bukuri dhe më pas kemi parë një përshkallëzim të kontrastit nëpërmjet tyre për faktin se ka një tentative të mazhorancës për t’u futur në kompetencat e presidenti. Kjo bëhet më e thjesht kur sheh produktin politik të veprimtarisë së mazhorancës. Do ishte një bonsens politik nëse kemi një ambicie që të shohim drejt Europës politikisht që s’kemi gjykatë në dorë, që të kishim ngritur frenat e dorës së shtetit që të merreshim me këto institucione, me këto dy gjykata të rëndësishme, gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese. Besoj se president nga ajo zyra më e vogël e Bulevardit është personi i fundit që duhet fajësuar në këtë rast.

Sokol Balla: Nuk janë engjëj ata në Bulevard.

Gentian Gaba: Por s’janë as djaj. Ishte fillimi i betejës, nga momenti që mungon te arbitri, ishte i domosdoshëm që tiparet të qartësoheshin, dhe presidenti të përdorte atë vakum për ngritjen e kambanave të alarmit mbi Gjykatën Kushtetuese. Ai ishte fillimi i betejës në hyrje në politike (Dekreti për Gent Cakajn) Nga momenti që mungonte arbitri, ishte e domosdoshme që tiparet e konfliktit të qartësoheshin dhe presidenti përdori atë vakum që mungonte gjykata Kushtetuese. Ai dekret duhet të kishte ngritur shqetësimin mbi fakti se pse s’ka një arbitër dhe pse po luajnë me emërimin e një djalë në Ministrinë e Jashtme. Nga momenti kur nuk respektohen të drejtat e lojës, lëngon shteti i së drejtës. Ligji i më të fortit është në anën e mazhorancës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb