Një përplasje fizike ka ndodhur mes parlamentarëve në Honduras.

E gjitha ka ndodhur në ceremoninë e betimit të kryeparlamentarit të ri të përkohshëm, Jorge Calix.

Mediat e huaja kanë publikuar momente nga sulmi që deputetët e partisë së tij i kanë bërë kryeparlamentarit të ri.
Disa deputetë nga e njëjta parti janë ngjitur në podium, duke bërë që situata të dalë nga kontrolli dhe të vijë deri në përplasje fizike.

Në prapavijë dëgjoheshin britma të vazhdueshme” tradhtarë”, duke mos u ditur fillimisht se kujt i referoheshin këto etiketime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb