Modelja Beniada Nishani, finalistja e Big Brother VIP njëkohësisht njihet edhe me mbiemrin Jakiç.

Duke iu përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave, ajo tha se është mbiemri i artit dhe mbiemri i nënës së saj.

“Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani vendosa të prezantohem me emrin e artit Beniada Jakiç, mbiemri i nënës sime.

Jakic vjen nga muhaxhirët shqiptarë të Bosnjës, të cilët u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre nga serbët. Dhe Jakiçin e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele”, shkruan Beniada.

Kujtojmë se Beniada u kthye në një fenomen gjatë qëndrimit për katër muaj në Big brother VIP, me karakterin pozitiv dhe mënyrën e të folurit shqip.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb