Analisti Arjan Vasjari deklaroi se fakti që nga 3 kandidatë kishte vetëm një të tillë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të shërbejë si precedent për të ardhmen.

Vasjari tha në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se ka mekanizma zhbllokuese.

“Precedenti i një kandidati ndërkohë që parashikimet kushtetuese janë të qarta se duhet të jenë 3, nuk duhet të kalohet lehtë. Këtu ka probleme. Në një situatë të jashtëzakonshme duhet të pranojmë zgjidhet e jashtëzakonshme. Ama kjo nuk duhet të shërbejë si precedent në të ardhmen. Kemi mekanizmin zhbllokues. Është me rëndësi që të respektohet në të ardhmen kjo procedura e 3 kandidaturave.”, tha Vasjari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb