Gazetari Ergys Gjençaj ka siguruar për “BalkanWeb” formularin që do i dorëzohet deputetëve të PS, në lidhje me përzgjedhjen e Presidentit të ri.

Siç shihet në foton e siguruar, në qendër të fletës, gjendet një tabelë me tre hapësira, ku mund të emrat e propozuar. Sakaq, vlen të përmendet se kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se veç deputetëve do të nisin konsultime me grupet parlamentare të opozitës, shoqërinë civile dhe qytetarët.

Ai tregoi se raundet e diskutimeve të përmbyllen më datë 29 prill, ku është thërritur edhe kryesia e Kuvendit, ndërsa më datë 4 maj, të mbahet në Kuvend seanca e posaçme për përzgjedhjen e Presidentit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: