Ka qenë një ditë me fat për një grup peshkatarësh në Jemen.

Kjo pasi, ata kanë gjetur në trupin e një balene, një thesar me vlerë 1.5 milionë dollarë.

Balena e ngordhur kishte brenda saj një sasi të madhe të një rrëshire gri, një material i rrallë dhe tepër i vlefshëm, që përdoret edhe nëpër parfume.

“Nëse gjen qelibar, ke gjetur një thesar të vërtetë”, tha njëri prej peshkatarëve për BBC. “Sapo iu afruam balenës ndjemë erën, dhe e kuptuam se do të gjenim diçka këtu”.

Substanca që vjen era fekale, e cila krijohet nga e vjella e balenave, përdoret për të zgjatur sa më shumë aromën e parfumeve. Zakonisht shitet për 50 mijë dollarë për kilogram.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: