DANIMARKA

Kristian Eriksen është operuar në zemër dhe i është vendosur implanti defibrilator.

Disa ditë më parë danezi pësoi atak kardiak në ndeshjen Danimarkë-Finlandë. Ai mund të kishte humbur dhe jetën, por ndërhyrja e shpejtë mjekësore bëri që ai të shpëtojë.

Eriksen nuk do të luajë më në këtë Europian, por vështirë se mund të zbresë më në fushë edhe pse është 29 vjeç.

Ndërkohë të shtunën mesfushori pritet të lirohet nga spitali pas operacionit. Brenda muajit Eriksen rikthehet në Milano tek Inter për ekzaminimet e mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb