“Duhet të fitojmë trofe”. Kështu deklaroi se Philippe Coutinho, ndërsa theksoi se Liverpooli nuk duhet ta përfundoi edhe një sezon pa trofe.

Skuadra e Jurgen Klopp ka kaluar në rrethin tjetër të Europa League. Sakaq, Coutinho, i cili ka qenë në një formë shumë të mirë në pjesën e parë të sezonit dhe ka shpresuar që në fund të edicionit ta fitojnë ndonjë titull.

“Jemi në një pozitë shumë të mirë. Synimi jonë është që të mos mbetemi këtë vit pa trofe. Mendoi se kemi shanse të mira që këtë vit të mos mbetemi duarthatë. Do të luftojmë që të marrim ta paktën një trofe në fund të sezonit”, ka deklaruar Coutinho.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: