Philippe Coutinho i është bashkuar skuadrës nga Katari, Al-Duhail në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit. Mesfushori brazilian, 31 vjeç, ka bërë vetëm dy paraqitje si zëvendësues te Aston Villa këtë sezon, ndërsa shënoi një gol në 22 ndeshje në edicionin e kaluar.

Sa i takon shifrave, kontrata e tij aktuale me klubin e Premier League skadon në qershor 2026. Kujtojmë që Coutinho kaloi të ekipi anglez nga Barcelona në korrik 2022, gjashtë muaj pasi fillimisht nënshkroi si huazim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb